Pyetjet e përgjithshme më të shpeshta
Gjenipërgjigje për pyetje të shpeshtanë lidhje me Xypex, përfshirë informacionin në lidhje me instalimin, produktet, teknologjinë kristalore dhe shumë më tepër.
Po. Për shkak se Xypex nuk varet nga ngjitja në sipërfaqen e betonit, përkundrazi, bëhet pjesë integrale e masës së betonit dhe ka aftësi rezistuese ndaj presionit ekstrem hidrostatik nga secila anë (pozitive ose negative) e betonit. Testimi i pavarur laboratorik në përputhje me Korpusin e Inxhinierëve të Ushtrisë Amerikane CRD C-48 “Depërtueshmëria e betonit” tregoi se betoni i trajtuar me Xypex i rezistoi deri në 405 ft (123.4m) shtypjes hidraulike (175 psi/1.2 MPa), të kufirit të aparatit testues.
Aplikimet tipike Xypex përfshijnë rezervuarë, rezervuarë tëujërave të zeza dhe rezervuarëpër pastrim të ujit, struktura sekondare përmbajtje, tunele, qemerë nëntokësorë, puseta, gypatëbetonit, themele, pishina, struktura parkimi dhe ndërtimet nën tokë.
Po. Xypex ka një sistem specifik riparimi që përdor teknologjiunike kristalore të hidroizolimit për të ndaluar rrjedhjen e ujit nëpër çarje, nyje ndërtimi të dëmtuara dhe defekte të tjera. Në rast të nyjevetë zgjerimit ose çarje lëvizëse kronike, rekomandohet një sealant fleksibël.
Jo. Xypex nuk përmban transportues organik të paqëndrueshëm (VOC) dhe mund të aplikohet pa rreziknë një mjedis të mbyllur. Xypex është aprovuar nga autoritete tëshumta shëndetësore dhe të ujit në të gjithë botën për përdorim në strukturat që përmbajnë ujë të pijshëm ose produkte ushqimore. Disa nga këto agjenci janë:
- OrganizataNSF International
- Zyrafederaleeshëndetësisë sëZvicrës
- Laboratorët e studimittë ushqimit në Japoni
- Inspektoriati i ujit të pijshëm i Britanisë(DWI)
- Qendra Australiane e cilësisë së ujit
- Instituti i standardeve dhe studimeveindustrialenë Singapor
- Qendra studimoreFranceze për kontroll tëujit
- Instituti shëndetësor i Republikës Çeke dhe qendra për ujë të pijshëm
Teknologjia kristalore Xypex është në dispozicion në tre forma:
- Si një sistem veshjeje(Xypex Concentrate & Modified) për strukturat e reja ose ekzistuese.
- Si një aditivbetoni (Xypex Admix C-Series) që shtohet gjatë përzierjessë betonit.
- Këto tre mundësi do të dëshmojnë një pasuri për procesin e inxhinierisë së vlerës dhe fleksibilitetin e planit të ndërtimit.
Bazuar në testimin e pavarur sipas ASTM C 267 “Rezistenca kimike e llaçeve”, betoni i trajtuarmeXypex nuk ndikohet nga një gamë e gjerë e kimikateve agresive duke përfshirë acidetebuta, tretësit, kloruretdhe materialetkaustike. Për shkak se Xypex është pH specifik (jo specifik kimik) do të mbrojë betonin nga çdo kimikatë, shkalla e pH e të cilit është 3.0 deri në 11.0 kontakt konstant, ose 2.0 deri në 12.0 kontakt periodik.
Trajtimi Xypex, për dallim nganga shumica e sistemeve të tjera, bëhet pjesë e përhershme e matricës së betonit. Rritja unike e tij kristalore dendritike nuk do të përkeqësohet në kushte normale dhe procesi kristalor do të riaktivizohet në prani të ujit.
Sistemi kristalor Xypex për hidroizolimin dhe mbrojtjen e betonit është thelbësisht i ndryshëm nga produktet tradicionale mbrojtëse (membranat, veshjet me çimento, etj):
- Xypex krijon një strukturë kristalorethellë në poret dhe traktet kapilaretë masës së betonit për të parandaluar depërtimin e ujit dhe kimikateve agresive. Nga ana tjetër, produktet tradicionalembrojtësefunksionojnë vetëm në sipërfaqen e betonit.
- Xypex do të mbyllmikro-çarjet statike deri në 0.5 mm (0.02 “).
- Xypex nuk ka probleme dëmtimi siç kanë membranat
- Xypex është dizajnuarpër të qenë i përhershëm dhe riaktivizohet në prani të ujit
Reaksionet kimike të Xypex që fillimisht ndodhin në sipërfaqen e betonit do të vazhdojnë thellë në strukturën e betonit. Faktorë të ndryshëm ndikojnë në shkallën dhe thellësinë e kristalizimit brenda betonit. Disa nga këta faktorë janë: numri i veshjeve Xypex, dizajni i përzier i betonit, dendësia, poroziteti, përmbajtja e çimentos, ekspozimi ndaj lagështirës dhe temperaturës. Testimi i pavarur mati thellësinë e depërtimit kristalor Xypex në një bllok betoni të derdhur në vend në 30 cm (afërsisht 12 inç). Mostra e betonit të testimit u vesh në sipërfaqen e sipërme me Xypex Concentrate dhe u la jashtë laboratorit hulumtues në temperaturë të ambientit për 12 muaj.
Po. Duke parandaluar ndërhyrjen e ujit, ujit të kripur, ujërave të zeza dhe shumicës së kimikateve, Xypex ndihmon në mbrojtjen e çelikut përforcues ndaj oksidimit dhe dëmtimit.
Po. Duke parandaluar ndërhyrjen e ujit në beton, Xypex ndihmon në mbrojtjen e betonit nga efekti dëmtues i cikleve të përsëritura të ngrirjes/shkrirjes.
Jo. Formacioni kristalor Xypex bëhet vetë pjesë e matricës së betonit dhe nuk ka asnjë efekt të dëmshëm te betoni. Në fakt, testimi i pavarur laboratorik ka treguar se në shumicën e kushteve Xypex rrit forcën dhe qëndrueshmërinë e strukturës së betonit.
Xypex bëhet pjesë integrale e vetë masës së betonit. Nga ana tjetër, produktet tradicionale mbrojtësefunksionojnë vetëm në sipërfaqen e betonitdhe për këtë arsye dëmtohennga ekspozimi në mjedis, presioni hidrostatik, shpuarja, delaminimi, erozioni kimik dhe dëmtimet gjatë rimbushjes. Xypex u zhvillua për të eleminuar këto çështje. Formula eXypex bazohet në karakteristikat natyrore të betonit – betoni është poroz dhe kimiknga natyra. Me lagështinë si katalizator, kimikatet eXypex reagojnë me produktet e hidratimit të çimentos për të formuar një kompleks të patretshëm brenda poreve, zbrazësive dhe trakteve kapilaretë masës së betonit. Nga kjo pozitë e brendshme, Xypex e bën betonintë padepërtueshëm nga uji dhe likuidettjera nga çdo anë, eliminon problemet e zakonshme të produkteve tradicionale mbrojtëse, dhe gjatëprocesit, rrit cilësinë dhe qëndrueshmërinë e strukturës së betonit.