Të qenët jeshil

Ne jo gjithmonë e valojmë flamurin tonë jeshil, miqësor ndaj mjedisit, por Xypex, dhe familja e tij e produkteve kristalorepërhidroizolim të betonit, kanë pasur gjithmonë një marrëdhënie të mirëme mjedisin.

Të qenit në më shumë se 100 shtete për më shumë se 55 vjet, na ka dhënë një kuptim global të standardeve dhe pritjeve mjedisore. Ne vazhdojmë të mbështesim programet si ISO dhe sistemet për vlerësim të ndërtesave si LEED që forcojnë cilësinë e produktit, përgjegjësinë e korporatave dhe shqetësimet e sotme mjedisore. Për Xypex, të jesh aty dhe të jesh jeshil janë angazhime të vazhdueshme.

Efikasiteti i energjisë, përzgjedhja e materialeve, minimizimi i ndikimit të sitit dhe zvogëlimi i VOC – këto janë përfitimet ‘jeshile’ që produktet jo-toksike Xypex ia sigurojnë botës së ndërtimit dhe ndjekja e qëndrueshmërisë mjedisore.

Merr certifikatat EDP dhe HPD në faqen e Burimeve Teknike, nën Qëndrueshmëri

Merr certifikata

Reduktimi i materialit dhe punës

Hidroizolimi kristalor Xypex mund të përdoret si një përzierje betoni dhe kështu duke eliminuar punën e nevojshme për të instaluar membrana ose veshje ul kostot dhe nevojat për material.

Riciklimi i betonit

Betoni i papërshkueshëm nga uji me produkte kristalore Xypex (veshje, përzierje të thatë ose përzierje tjera betoni) është plotësisht i riciklueshëm ndërsa betoni i cili ka një membranë të ngjitur nuk mund të riciklohet.

Zgjidhje e përhershme

Për dallim nga membranat dhe veshjet tjera sipërfaqësore, hidroizolimi kristalor Xypex nuk mund të shpohet ose dëmtohet rimbushjes dhe nuk dëmtohet me kalimin e kohës.

Përbërjet organike të paqëndrueshme (VOC)

Hidroizolimi kristalor Xypex nuk përmban VOC, në dallim prej membranave me aplikim likuidi që përmbajnë sasi të mëdha të VOC.

Reduktimi i CO2 atmosferik

Për arsye se prodhimi i çimentos është një shkaktar i konsiderueshëm i CO2 atmosferik, gjetja e mënyrave të zvogëlimit të konsumit të çimentos është e rëndësishme. Zëvendësimi i hirit fluturues dhe skorjeve në dizajnin e përzierjes së betonit ka përfituar shumë popullaritet. Përzierja hidroizoluese Xypex Admix C-500 është një produkt efikas hidroizolues për betonin me përmbajtje të lartë të hirit fluturues dhe çimento me skorje. Kjo lejon përdorimin e zëvendësimit të lartë dizajneve të përzierjes.