Concentrate
Xypex Concentrate është komponenti më aktiv kimik i sistemit të hidroizolimit kristalin të Xypex. I përzier me ujë, ky pluhur me ngjyrë gri të çelur aplikohet në sipërfaqen e betonit ekzistues me furçë, zakonisht në dy shtresa. Kristalet e tij depërtojnë në masën e betonit, duke e shndërruar atë në material hidroteknik. Produkti përdoret për riparimin e plasaritjeve, nyjeve ndërtimore me defekte dhe strukturave poroze.

Avantazhet
- Bëhet pjesë integrale e substratit
- I reziston presionit ekstrem hidrostatik
- Mund të mbyllë plasaritjet e imëta statike deri në 0.5 mm
- Tepër rezistent ndaj kimikateve agresive
- Mund të aplikohet në anën pozitive ose negative të sipërfaqes së betonit
- Nuk kërkon një sipërfaqe të thatë
- Jo toksik/pa VOCs
- Është zgjidhje e përhershme që nuk kërkon mirëmbajtje të mëtejshme
- Më pak i kushtueshëm për t’u aplikuar sesa shumica e metodave të tjera
- I zgjat jetën e shërbimit betonit
- Nuk duhet përgatitje (priming) ose nivelim i kushtueshëm i sipërfaqes para aplikimit
- Nuk kërkon izolim, mbyllje dhe finiturë të bashkimit në cepa, brinjë ose midis membranave
- Nuk kërkon mbrojtje gjatë mbushjes ose gjatë vendosjes së çelikut, rrjetës së telit ose materialeve të tjera
- Nuk mund të shpohet, copëtohet ose të shpërbëhet te vija e bashkimit
- Lejon betonin të marrë frymë
- Disponohet në ngjyrë të bardhë për ndriçim të përmirësuar
Rekomandohet për
- Rezervuarët
- Impiantet e trajtimit të e ujit dhe ujrave të zeza
- Strukturat dytësore të mbajtjes
- Tunelet dhe sistemet e metrosë
- Puseta katrore nëntokësore
- Themele
- Struktura parkimi
- Pishina
- Komponentë të parafabrikuar
Paketimi
Koncentrati Xypex disponohet në kova 20 lb. (9.1 kg), kova 60 lb. (27.2 kg) dhe qese 50 lb. (22.7 kg).
Mbulimi
Për kushtet normale sipërfaqësore, shkalla e mbulimit për secilën veshje Xypex është 6 – 7.2 sq. ft. /lb. (1.25 – 1.5 lb./sq. yd. ose 0.65 – 0.8 kg/m2).
Magazinimi
Produktet Xypex duhet të ruhen të thata në një temperaturë minimale prej 45oF (7oC). Afati i ruajtjes është dy vjet kur ruhen në kushte të duhura.